Prezantimi i projekteve të realizuara nga aspirantët e shkollës së drejtorëve brezi i VI-të, pranë shkollës 9-vjeçare "Ismail Qemali" Shkodër, më 14 qershor 2024.
“Meqenëse shkolla ka spikatur në përqafimin e nismave të reja gjatë gjithë zhvillimit të saj diakronik, menduam të ndalemi pak edhe tek aspekti tjetër, pra tek zhvillimi sinkronik i shkollës; që përfshin analizen e elementeve aktuale të shkollës, duke pasur parasysh strukturen, mësimdhënien, rezultatet e shumta pozitive në disa drejtime dhe dinamikat e kulturës së saj në këtë periudhë. Kështu që menduam të ndërtonim një projekt per të ndihmuar më tej shkollen që të jetë në të njëjten linjë me zhvillimin e teknologjisë duke bërë të mundur krijimin e faqes web, pasqyrimit të aktiviteteve të mësimdhënies dhe të nxënies ndër vite dhe lehtësimin e komunikimit me të gjithë aktorët e interesuar. Një shkollë me këto karakteristika të shquara ka nevojë për një prezantim online të përshtatshëm që të përfaqësojë në mënyrë të përsosur cilësinë dhe standardet e saj të larta. Në këtë mënyrë, faqja web-it do të reflektojë përpjekjet e shkollës për të qëndruar në krye të inovacionit arsimor dhe për të ofruar një mjedis mësimor të pasur dhe të përshtatshëm me kërkesat e kohës së sotme.
Me këtë projekt, synohet të përmirësohet qëndrimi dhe transparenca e shkollës, duke e bërë atë të komunikojë më lehtë me prindërit dhe nxënësit, duke ofruar një mjet modern për ndarjen e informacionit dhe pjesëmarrjen e të gjithë pjesëmarrësve. Pra qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës digjitale të shkollës.”
Për realizimin e këtij projekti bashkëpunuam 3 grupe me në krye coach-in Alkida Hasaj , mentoren Erjeta Laçej, dhe web masterin Bruno Shtjefni që krijoi faqen web.
Grupi i web-it Grupi i bibliotekës digjitale Grupi i këshillimit për karrieren
Suada Agovi Bardhe Gegvataj Angjelina Matishi
Drilona Jashari Enkeleda Shyti Angjelina Marku
Edlira Haxhija Florinta Kalaj Luljeta Arrnjeti



