
Haxhi Hafiz Abaz Golemi drejtoi shkollën në (1913 – 1925)
I lindur në Shkodër më 1870, Abaz Golemi ishte drejtori i parë i shkollës shqipe në Parrucë. Me arsim të lartë në Teologji dhe Gjuhë Orientale nga Universiteti i Stambollit, ai e drejtoi shkollën në të gjitha fazat e saj: si gjimnaz i ulët, shkollë fillore dhe më pas si shkollë qytetëse me 6 klasë. Drejtimin e mbajti deri në ndarjen nga jeta në vitin 1925.

Sheuqet Muka drejtoi shkollën në (1925 – 1933)
Sheuqet Muka, shkodran me përkushtim ndaj arsimit, mori drejtimin e shkollës pas Abaz Golemit. Ai dha një shtysë të rëndësishme në jetën kulturore të shkollës, duke krijuar bibliotekën për nxënësit dhe mësuesit, si dhe duke qenë nismëtar i orkestrës së veglave frymore.

Gani Dizdari drejtoi shkollën në (1933 – 1943)
Gani Dizdari, i shkolluar në disa institucione të njohura si Normalja e Shkodrës, drejtoi shkollën e Parrucës për një dekadë. Njihej për urtësinë, kulturën pedagogjike dhe përkushtimin ndaj cilësisë mësimore. Nën drejtimin e tij, shkolla u konsolidua si një nga institucionet më të vlerësuara në qytet.

Fadil Man Hoxha drejtoi shkollën në (1943 – 1946)
Fadil Hoxha, i lindur në Shkodër dhe ish-nxënës i shkollës së Parrucës, kishte një formim të gjerë intelektual dhe njihte disa gjuhë të huaja. Si drejtor i shkollës “7 Nëntori”, u dallua për afërsinë me nxënësit, pasionin për mësimdhënie dhe kulturën e gjerë. La pas një figurë të nderuar në kujtesën e shkollës.
Hasan Brahimi drejtoi shkollë në (1946 – 1947)
Hasan Brahimi e udhëhoqi shkollën “7 Nëntori” me përkushtim të lartë dhe dashuri për arsimin. Njihej për seriozitetin në punë, frymën bashkëpunuese dhe komunikimin e ngushtë me stafin, nxënësit dhe prindërit.
Shpresa Koti drejtoi shkollën në (1948 – 1949)
Shpresa Koti drejtoi shkollën “7 Nëntori” me kulturë, edukatë dhe profesionalizëm të spikatur. E dashur me nxënësit dhe gjithnjë e gatshme për t’u ardhur në ndihmë, ajo mbeti një figurë e respektuar dhe e përkushtuar në drejtim.

Gjovalin Prendi drejtoi shkollën në (1949 – 1951)
Gjovalin Prendi, mësues i matematikës, drejtoi shkollën “7 Nëntori” në një periudhë ku u dallua për rritjen e disiplinës, forcimin e edukatës patriotike dhe gjallërimin e aktiviteteve artistike e sportive. Ai kontribuoi ndjeshëm në fushat kundër analfabetizmit dhe zhvillimin e konkurseve shkollore, duke u shquar për përkushtim dhe bashkëpunim.

Kasem Gera drejtoi shkollën në (1951 – 1953)
Kasem Gera, mësues i ciklit të ulët, u përpoq të ngrinte cilësinë e procesit mësimor-edukativ dhe u tregua i kujdesshëm në realizimin e detyrave. Nën drejtimin e tij nisi zbatimi i ligjit për arsimin e detyruar 7-vjeçar dhe iu kushtua rëndësi veprimtarive jashtëshkollore, si dhe ruajtjes së higjienës e pastërtisë në shkollë.

Margarita Luka drejtoi shkollën në (1953 – 1956)
Drejtoreshë energjike dhe e përkushtuar, Margarita Luka udhëhoqi shkollën me profesionalizëm, thjeshtësi dhe kërkueshmëri. Me vizionin e saj, ajo aktivizoi stafin, përmirësoi organizimin e punës dhe krijoi marrëdhënie të forta me komunitetin dhe këshillin e lagjes.

Petrit Sula drejtoi shkollë në (1956 – 1957)
Petrit Sula, mësues i Gjuhë-Letërsisë, ishte një drejtues energjik, kërkues dhe shumë i përkushtuar. Gjithmonë pranë nxënësve dhe stafit, ai u dallua për seriozitetin dhe iniciativën, duke kontribuar në përmirësimin e metodave mësimore dhe jetës së shkollës.

Vitore Daija drejtoi shkollën në (1960 – 1965) dhe (1969 – 1971)
Vitore Daija drejtoi shkollën në dy periudha të rëndësishme, ku ndodhën ndryshime strukturore e programore, përfshirë kalimin nga arsimi 7-vjeçar në 8-vjeçar. Me përvojë, urtësi dhe thjeshtësi, ajo udhëhoqi me sukses kolektivin dhe kontribuoi në përurimin e godinës së re të shkollës.

Bardhyl Shpuza drejtoi shkollën në (1965 – 1969)
Bardhyl Shpuza solli një stil të ri drejtimi, duke mbështetur përvojën pozitive të arsimtarëve dhe promovuar bashkëpunimin. Gjatë mandatit të tij, shkolla përjetoi ngjarje të rëndësishme historike dhe një revolucionarizëm të theksuar në arsim, përfshirë ripunimin e teksteve shkollore
Hasije Duti drejtoi shkollën në (1971 – 1973)
Hasije Dauti ishte një drejtuese e zgjuar, e qetë dhe e dashur për punën. Nën drejtimin e saj, shkolla nisi punën me programet e reja mësimore dhe mori pjesë në olimpiadën e parë të fizikës për shkollat 8-vjeçare në Shkodër, duke shënuar arritje domethënëse.

Efrohsina Shestani drejtoi shkollën në (1973 – 1975)
Efrohsina Shestani drejtoi shkollën me thjeshtësi dhe përkushtim. Ajo arriti të fitojë respektin e kolektivit dhe të përmirësojë ndjeshëm procesin mësimor-edukativ, përmes disiplinës, rregullit dhe kuptimit të nevojave të shkollës.

Kristina Daka drejtoi shkollën në (1975 – 1978)
Kristina Daka u dallua për seriozitetin, komunikimin dhe ndërgjegjësimin profesional. Gjatë drejtimit të saj, shkolla u bë qendër aktive e aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive, duke i lidhur ngushtë me edukimin e nxënësve në përputhje me moshën dhe zhvillimin e tyre.

Bashkim Dema drejtoi shkollën në (1978 – 1988)
Bashkim Dema, i diplomuar në Histori-Gjeografi, ishte një drejtues model që rrezatonte kulturë, respekt dhe dashamirësi. Nën drejtimin e tij, shkolla “7 Nëntori” njohu përmirësime të dukshme në pajisjet mësimore, ngritjen e kabinetëve dhe krijimin e një ambienti tërheqës për nxënësit. Ai ishte bashkëpunues dhe gjithmonë pranë kolektivit dhe komunitetit shkollor.

Kujtim Dervishi drejtoi shkollën në (1988 – 2003)
Kujtim Dervishi, i diplomuar në Fizikë, ishte një drejtues i përkushtuar dhe metodist i shkëlqyer. Gjatë 15 viteve në krye të shkollës, ai solli risi dhe rezultate të larta në procesin mësimor-edukativ. Njihej për qetësinë, komunikimin dhe frymën pozitive që mbillte. Nën drejtimin e tij, shkolla u dallua në olimpiada dhe konkurse, dhe u emërtua “Ismail Qemali”, duke shënuar një kapitull të ri në historinë e saj.

Afërdita Haka drejtoi shkollën në (2003 – 2006)
Afërdita Haka ishte një drejtuese e dashur, e qetë dhe bashkëkohore në vizion. Ajo u fokusua në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimin e veprimtarive jashtëshkollore dhe ruajtjen e kontingjentit të nxënësve. Gjatë drejtimit të saj, shkolla “Ismail Qemali” mbajti një nivel të lartë edukimi dhe bashkëpunimi me komunitetin.

Ymer Vila drejtoi shkollën në (2006 – 2013)
Ymer Vila, i diplomuar në Matematikë-Fizikë, drejtoi shkollën “Ismail Qemali” me përkushtim dhe profesionalizëm. Ai shquhej për përgatitjen shkencore-metodike, korrektësinë dhe marrëdhëniet e ngrohta me prindërit dhe komunitetin. Nën drejtimin e tij, shkolla u vlerësua nga Ministria e Arsimit si “Shkolla më e mirë e vitit 2009”, një arritje që reflekton përpjekjet dhe rezultatet e kolektivit nën udhëheqjen e tij.

Romica Dekovi drejtoi shkollën në (2013 – 2014)
Romica Dekovi, një drejtuese e qetë dhe komunikative, qëndroi në krye të shkollës për një vit. Ajo solli një frymë bashkëkohore në mësimdhënie, duke promovuar teknologjitë e reja me në qendër nxënësin. Puna e saj kontribuoi në pajisjen e nxënësve me njohuri të qëndrueshme dhe në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Erjeta Lacej drejton shkollën që nga (2014 dhe deri më sot dhe në vazhdim)
Erjeta Laçej, me formim në Gjuhë-Letërsi dhe eksperiencë të mëparshme si drejtuese, është aktualisht në krye të shkollës “Ismail Qemali”. Ajo dallohet për profesionalizëm, përgatitje të lartë pedagogjike, kreativitet dhe disiplinë në punë. Është një drejtuese kërkuese dhe bashkëpunuese, e cila ka ndërtuar marrëdhënie shumë të mira me kolegët, prindërit dhe nxënësit, duke e udhëhequr shkollën drejt cilësisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm.