Prezantimi i projekteve të realizuara nga aspirantët e shkollës së drejtorëve brezi i VI-të, pranë shkollës 9-vjeçare "Ismail Qemali" Shkodër, më 14 qershor 2024.
“Meqenëse shkolla ka spikatur në përqafimin e nismave të reja gjatë gjithë zhvillimit të saj diakronik, menduam të ndalemi pak edhe tek aspekti tjetër, pra tek zhvillimi sinkronik i shkollës; që përfshin analizen e elementeve aktuale të shkollës, duke pasur parasysh strukturen, mësimdhënien, rezultatet e shumta pozitive në disa drejtime dhe dinamikat e kulturës së saj në këtë periudhë. Kështu që menduam të ndërtonim një projekt per të ndihmuar më tej shkollen që të jetë në të njëjten linjë me zhvillimin e teknologjisë duke bërë të mundur krijimin e faqes web, pasqyrimit të aktiviteteve të mësimdhënies dhe të nxënies ndër vite dhe lehtësimin e komunikimit me të gjithë aktorët e interesuar. Një shkollë me këto karakteristika të shquara ka nevojë për një prezantim online të përshtatshëm që të përfaqësojë në mënyrë të përsosur cilësinë dhe standardet e saj të larta. Në këtë mënyrë, faqja web-it do të reflektojë përpjekjet e shkollës për të qëndruar në krye të inovacionit arsimor dhe për të ofruar një mjedis mësimor të pasur dhe të përshtatshëm me kërkesat e kohës së sotme.
Me këtë projekt, synohet të përmirësohet qëndrimi dhe transparenca e shkollës, duke e bërë atë të komunikojë më lehtë me prindërit dhe nxënësit, duke ofruar një mjet modern për ndarjen e informacionit dhe pjesëmarrjen e të gjithë pjesëmarrësve. Pra qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës digjitale të shkollës.”
Për realizimin e këtij projekti bashkëpunuam 3 grupe me në krye coach-in Alkida Hasaj , mentoren Erjeta Laçej, dhe web masterin Bruno Shtjefni që krijoi faqen web.
Grupi i web-it Grupi i bibliotekës digjitale Grupi i këshillimit për karrieren
Suada Agovi Bardhe Gegvataj Angjelina Matishi
Drilona Jashari Enkeleda Shyti Angjelina Marku
Edlira Haxhija Florinta Kalaj Luljeta Arrnjeti




|
|
|||||
| REPUBLIKA E SHQIPËRISË | |||||
| MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT | |||||
| DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR | |||||
| DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR LEZHE | |||||
| ZYRA VENDORE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR SHKODER | |||||
| SHKOLLA 9-VJECARE"ISMAIL QEMALI" | |||||
| Nr. | Treguesit | Vlerësimi | |||
| 1 | 1. Përqindja e nxënësve të larguar nga shkolla, kundrejt nxënësve të regjistruar në fillim të vitit shkollor. | 0,00% | |||
| 2 | 2. Përqindja e orëve të munguara nga nxënësit , kundrejt të gjitha orëve mësimore të një viti mësimor. | 3,37% | |||
| 3 | 3. Përqindja e nxënësve kalues në Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë | 100,00% | |||
| 4 | 4. Nota mesatare e shkollës në Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë | 8,71 | |||
| 5 | 5. Diferenca ndërmjet notës mesatare të shkollës, në provimet e gjuhës së huaj, të gjuhës shqipe dhe të matematikës, me notën mesatare të këtyre lëndëve, në klasën e 9-të. | 1,03 | |||
| 6 | 6. Përqindja e nxënësve që e kanë diferencën (në vlerë absolute) më të madhe se 1 notë. | 41,03% | |||
| 7 | 7. Pikët mesatare të nxënësve në vlerësimin e arritjeve të nxënësve, në arsimin fillor (VANAF). | 43,60 | |||
| 8 | 8. Përqindja e nxënësve të arsimit të mesëm të ulët që vijojnë arsimin e mesëm të lartë. | 100,00% | |||
| 9 | 9. Realizimi i objektivit (objektivave) të planit vjetor të shkollës. | 78,46% | |||
| 10 | 10. Numri i fituesve të shkollës në konkurrimin, (olimpiadat, konkurse, aktivitete) që shpall ministria përgjegjëse e arsimit. | 10,00 | |||
| 11 | 11. Numri i fituesve të shkollës në konkurrimin (konkurse, aktivitete) që shpallin ZVAP-të. | 25 | |||
| 12 | 12. Rezultatet e mësuesve të shkollës në provimet e kualifikimit gjatë 4 viteve të fundit shkollore. | 282 | |||
| 13 | 13.PYETËSORË (Nxënës) | 288 | |||
| 14 | 14.PYETËSORË (Mësues) | 290 | |||
| 15 | 15.PYETËSORË (Prindër) | 288 | |||
| Erjeta LACEJ SINANI | |||||
| DREJTORI SHKOLLËS | |||||