Vizioni

Shkolla “ISMAIL QEMALI” një mjedis i hapur, miqësor edukimi dhe të nxëni që realizon një arsimim cilësor e gjithëpërfshirës, për zhvillimin e një personaliteti të plotësuar të nxënësve.

Shkolla ofron arsim të barabartë për nxënësit një mësimdhënie bashkëkohore duke përcjellë një kurrikul të hapur ku përveç anës detyruese të saj do të mundësojë nevojat, aftësitë, talentet, interesat e nxënësve nëpërmjet veprimtarive kros dhe ekstrakurrikulare.
Stafi pedagogjik në shkollen “ISMAIL QEMALI” përbëhet nga mësues me eksperiencë e të aftë për kryerjen e misionit.
Ata zhvillojnë aftësi të mira sociale dhe ndërpersonale duke u mbështetur fort në më të mirën që ata mund të bëjnë si në anën intelektuale, por dhe nga ana profesionale. Stafi punon efektivisht dhe duke bashkëpunuar për të siguruar një klimë dhe mjedis arritjesh, një mjedis të sigurtë, i cili lehtëson suksesin e punës i cili transmetohet në të gjithë nxënësit.
Mësimdhënia dhe edukimi do të jenë në koherencë me synimet e objektivat për arsimin parauniversitar.

 

Misioni

Shkolla 9-vjeçare jopublike “Ismail Qemali” është e përkushtuar për të siguruar një nivel të lartë mësimdhënie dhe një mjedis edukues në shkollë, për të edukuar qytetarë të së ardhmes.

Njoftime

Lista e njoftime më të fundit

View all Posts
Mar 30, 2024
Karta e performancës së shkollës 2022-2023

                                REPUBLIKA E SHQIPËRISË     MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT      DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT...

 

Aktivitete

Aktivitete të ndryshme

Gjatë gjithë vitit shkollor zhvillohen aktivitete të ndryshme

 

Biblioteka

Biblioteka digjitale

Kërkoni libra në bibliotekën dixhitale

Adresa

Lagjja "Kongresi i Permetit"
Rruga: "Kongresi i Manastirit"

email: ismailqemali_shkoder@yahoo.com

Copyright

Copyright © 2026 Shkolla Ismail Qemali. All Rights Reserved.