
Urdhri "Naim Frashëri" i Klasit të II-të – Me dekret nr. 4240, datë 24.2.1967, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë dekoroi shkollën 8-vjeçare "7 Nëntori" të rrethit të Shkodrës me këtë titull të lartë, në kuadrin e festës së 7 Marsit. Shkolla u vlerësua si një nga institucionet e para që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përhapjen e arsimit.

Dekorata “Urdhri i Flamurit” – Në emër të Presidentit të Republikës, z. Pjetër Arbnori, iu dorëzua drejtorit të shkollës 8-vjeçare “Ismail Qemali” kjo dekoratë e lartë shtetërore, me motivacionin: “Për kontribut të shquar 80-vjeçar në ngritjen arsimore e kulturore të nxënësve, në edukimin me idealet e larta të lirisë dhe demokracisë.”.

Urdhri “Flamuri i Kuq i Punës” – Klasit I – Më 2 mars 1987, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë i akordoi shkollës 8-vjeçare “7 Nëntori” (sot shkolla “Ismail Qemali”, ish-shkolla plotore e Parrucës) këtë dekoratë të lartë shtetërore, në vlerësim të kontributit të saj të dalluar në fushën e arsimit dhe edukimit.
ÇMIME DHE ARRITJE KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NDËR VITE

Vendi i III-të në Spartakiadën Kombëtare të Pionierëve (1990) – Në prill të vitit 1990, në qytetin e Durrësit, shkolla 8-vjeçare “7 Nëntori” u rendit në vendin e tretë me ekipin e saj të basketbollit në Spartakiadën Kombëtare të Pionierëve, duke dëshmuar përgatitjen e lartë sportive dhe shpirtin konkurrues të nxënësve .

Vendi i II-të në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës (1988) – Në prill të vitit 1988, në qytetin e Durrësit, nxënësja Anilda Agolli e shkollës 8-vjeçare “7 Nëntori” u rendit e dyta në olimpiadën kombëtare të matematikës për klasat e shtata, duke përfaqësuar me dinjitet shkollën dhe nivelin e lartë të përgatitjes mësimore.

Çmimi i II-të në Konkursin Kombëtar të Vizatimit (2002 & 2004) – Më 8 maj 2002, në Tiranë, në kuadër të Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, nxënësi Klint Bërdica i shkollës “Ismail Qemali” fitoi çmimin e dytë në Konkursin Kombëtar të Vizatimit me punimin “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”. Ky sukses i shkëlqyer u përsërit edhe në vitin 2004, duke dëshmuar talentin e vazhdueshëm të nxënësit dhe mbështetjen e shkollës për artin dhe krijimtarinë .

Çmimi i II-të në Konkurs Ndërkombëtar në Maqedoni (2005) – Në vitin 2005, nxënësja Arnisa Jahaj e shkollës “Ismail Qemali” u vlerësua me çmimin e dytë në një konkurs të organizuar në Maqedoni, duke përfaqësuar denjësisht shkollën në nivel ndërkombëtar.

Çmimi i III-të në rang kombëtar për platformën eTwinning (2017–2018) – Gjatë vitit shkollor 2017–2018, shkolla “Ismail Qemali” u bë pjesë aktive e platformës europiane eTwinning dhe u vlerësua me çmimin e tretë në nivel kombëtar, për punën cilësore dhe inovative të zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit ndërshkollor dhe përdorimit të teknologjisë në arsim.

Vendi i I në Kampionatin Kombëtar të Klasave Sportive (1980) – Nga data 12 deri më 16 maj 1980, në qytetin e Vlorës, u zhvillua kampionati i klasave sportive për djem dhe vajza. Grupi i vajzave i shkollës 8-vjeçare “7 Nëntori”, i përbërë nga Arta Agolli, Myfarete Basha, Valbona Halili, Admira Cungu, Nikoleta Gjoni, Afërdita Degjini, Valbona Troshani etj.
Dallimet në Konkursin e Fjalës Artistike (1992) – Në konkursin e fjalës artistike të zhvilluar në rreth në muajin shkurt 1992, nxënëset e shkollës 8-vjeçare "Ismail Qemali", Manjola Lloja dhe Blerina Velikaj, u dalluan ndër nxënësit e shkollave 8-vjeçare për aftësitë e tyre të shkëlqyera. Nxënësja Manjola Lloja vazhdoi të shquhej edhe më tej në Konkursin Kombëtar të Fjalës Artistike, duke arritur të marrë vlerësime të larta për interpretimin e saj.

Olimpiada Kombëtare e Diturisë (1994) – Nga klasa I-IV, deri më 7 maj 1994, u zhvillua Olimpiada Kombëtare e Diturisë, e organizuar nga revista "Filizat". Grupi i nxënësve të shkollës “Ismail Qemali” arriti të shquhej me disa vende nderi, ndërsa 7 nxënës fitues u vlerësuan me shpërblime materiale të dhëna nga organizatorët, në nderim të performancës së tyre të shkëlqyer dhe njohurive të thella .

Vendi i I në Konkursin për Gjuhën Shqipe (1997) – Në nëntor 1997, në qytetin e Durrësit, u organizua një konkurs për gjuhën shqipe për klasat e teta të shkollave 8-vjeçare në shkallë republikë. Shkolla “Ismail Qemali” e Shkodrës, e përfaqësuar nga një grup nxënësish të përgatitur nga mësuesja Myzijen Akshia, arriti të fitojë vendin e parë, në fushën e gjuhës shqipe.

Vendi i I në Krosin Ballkanik (2005) – Në muajin prill 2005, gjatë zhvillimit të Krosit Ballkanik në Durrës, nxënësja e shkollës “Ismail Qemali”, Laura Bekteshi, u shpall fituese e vendit të parë. Laura është gjithashtu kampione kombëtare për të rinj, rekordmene e trehapshit për 15-vjeçarët dhe nënkampione e Ballkanit.

Vendi i I në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës (2005) – Në qershor 2005, shkolla “Udha e shkronjave” organizoi Olimpiadën Kombëtare të Matematikës për klasat e katërta, ku nxënësja e shkollës “Ismail Qemali”, Jona Troshani, fitoi vendin e parë. veçantë.

Vendi i I në Aktivitetin Kombëtar “Të Sigurt Mbi Dy Rrota” – Gjatë aktivitetit kombëtar “Të Sigurt Mbi Dy Rrota”, shkolla “Ismail Qemali” u rendit në vendin e parë, duke fituar të drejtën e pjesëmarrjes në nivel ndërkombëtar, në kompeticionin që do të zhvillohej në Mal të Zi.
ÇMIMET E VENDEVE TË PARA MES SHKOLLAVE TË QYTETIT TË SHKODRËS

Vendi i I në Olimpiadën e Kimisë (Shkolla "7 Nëntori") – Gjatë Olimpiadës së Kimisë, grupi i nxënësve të shkollës "7 Nëntori" (sot shkolla “Ismail Qemali”), i përbërë nga Gazmend Hoxha, Lindita Kraja, Suada Lohja, Diana Meta, Mirjam Çaku dhe Suela Ahmetaga, zuri vendin e parë mes shkollave 8-vjeçare të qytetit.
Çmimi i I në Festivalin e Ansambleve Artistike (1985) – Ansambli Artistik i shkollës “7 Nëntori” (sot shkolla “Ismail Qemali”) mori çmimin e parë në festivalin e ansambleve artistike mes shkollave 8-vjeçare, i organizuar në dhjetor 1985.

Flamuri i Festivalit të Ansambleve Artistike (1987) – Në festivalin e ansambleve artistike mes shkollave 8-vjeçare, të organizuar në dhjetor 1987, ansambli artistik i shkollës “7 Nëntori” (sot shkolla “Ismail Qemali”), nën drejtimin e mësueses Merita Kinkaj, fitoi Flamurin e festivalit.

Çmimi i I në Konkursin e Revistës "Horizonti" – Në konkursin organizuar nga revista "Horizonti", shkolla 8-vjeçare “7 Nëntori” fitoi çmimin e parë mes shkollave 8-vjeçare të rrethit.
Vendi i I në Olimpiadën e Matematikës (1993) – Në mars 1993, gjatë olimpiadës së matematikës ndërmjet shkollave 8-vjeçare, grupi i shkollës "Ismail Qemali" arriti të fitojë vendin e parë.
Vendi i I në Olimpiadën e Fizikës (1995) – Në prill-maj 1995, u organizua olimpiada e fizikës ndërmjet shkollave 8-vjeçare të rrethit, ku grupi i nxënësve të shkollës "Ismail Qemali", i përbërë nga Bardhyl Kazazi, Ardita Myselimi, Erald Vuçini, Edita Dibra, Bora Lohja dhe Marsila Mesi, zuri vendin e parë..
Vendi i I në Kampionatin e Minibasketbollit (2003) – Në qershor 2003, gjatë kampionatit të minibasketbollit ndërmjet shkollave 8-vjeçare të qytetit, të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, grupi i nxënësve të shkollës "Ismail Qemali", nën drejtimin e mësuesit Zenel Vekshari, fitoi vendin e parë..
Paraqitje e Shkëlqyer në Festivalin e Bilbilave të Vegjël (2011) – Në muajin prill 2011, gjatë Festivalit të Bilbilave të Vegjël, shkolla "Ismail Qemali" bëri një paraqitje të shkëlqyer. Nxënësi Ervin Ahmeti u shpall fitues i çmimit të parë në këtë festival, duke demonstruar talentin e tij të jashtëzakonshëm në muzikë dhe duke përfaqësuar shkollën me nder.
Vendi i I në Aktivitetet Sportive të Kolegjit "Hasan Riza Pasha" (2012) – Në maj 2012, kolegji turk "Hasan Riza Pasha", në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve, organizuan aktivitete sportive ndërmjet shkollave 9-vjeçare të rrethit të Shkodrës. Ekipi i shkollës "Ismail Qemali", nën drejtimin e mësuesit Refik Vorfa, fitoi vendin e parë në basketboll për meshkuj, duke treguar aftësi të shkëlqyera dhe përkushtim në sport.
Çmimi i Parë në Konkursin e Fjalës Artistike (2021) – Në nëntor të vitit 2021, nxënësja Hea Lohja përfaqësoi me dinjitet shkollën "Ismail Qemali" në Konkursin e Fjalës Artistike. Ajo u shpall fituese e vendit të parë për interpretimin emocionues të pjesës “Me u dashtë”, duke treguar aftësi të shkëlqyera dhe një ndjeshmëri të thellë në paraqitjen e fjalës artistike.
Çmimi i parë në “Kampin e Financës” mes disa shkollave 9-vjeçare të qytetit.
Në mars të vitit 2022, nxënësit e klasave VIII–IX të shkollës “Ismail Qemali” morën pjesë në aktivitetin ndërshkollor “Kampi i Financës”, të organizuar nga Junior Achievement of Albania.
Klajsa Kapeta fituese e disa cmimeve :
Maj 2022 në festivalin lokal “Bilbilat e Vegjël në Shkodër këndojnë” fituese e cmimit të parë..
Çmimi i Parë Kombëtar në Festivalin VI Mbarëkombëtar të Zërave të Rinj “Jorgjia Truja” Qershor 2021
Në Korrik 2020 Itali mori cmimin në “ Kategorinë unike .
Kampionë Shumësportësh – Traditë Fitoreje Shkolla “Ismail Qemali” ka dëshmuar vazhdimisht nivel të lartë duke u renditur në vendin e parë në aktivitetet shumësportëshe në vitet shkollore: 2015–2016, 2016 2017, 2018–2019 dhe 2023–2024.
Viti shkollor 2023–2024 u shënua nga suksese të jashtëzakonshme në fushën e muzikës për shkollën “Ismail Qemali”. Në festivalin “Bilbilat e vegjël këndojnë”, shkolla jonë u shpall fituese e vendit të parë me Klejvi Kapeta, i cili përfaqësoi shkollën edhe në Festivalin Rajonal “Knojmë në Liss”, të organizuar nga DRAP Lezhë, ku sërish u shpall fitues.
Bioimpakt” Çmimi i Parë për Projektin Shkencor Mjedisor (2023–2024) të organizuar nga ZVA Shkodër, shkolla “Ismail Qemali” u dallua me Çmimin e Parë për projektin shkencor me temë:
“Përcaktimi i grimcave të ngurta dhe ndotjes mikrobike të ajrit në qytetin e Shkodrës”.