
Shkolla ofron arsim të barabartë për nxënësit një mësimdhënie bashkëkohore duke përcjellë një kurrikul të hapur ku përveç anës detyruese të saj do të mundësojë nevojat, aftësitë, talentet, interesat e nxënësve nëpërmjet veprimtarive kros dhe ekstrakurrikulare.
Stafi pedagogjik në shkollen “ISMAIL QEMALI” përbëhet nga mësues me eksperiencë e të aftë për kryerjen e misionit.
Ata zhvillojnë aftësi të mira sociale dhe ndërpersonale duke u mbështetur fort në më të mirën që ata mund të bëjnë si në anën intelektuale, por dhe nga ana profesionale.
Stafi punon efektivisht dhe duke bashkëpunuar për të siguruar një klimë dhe mjedis arritjesh, një mjedis të sigurtë, i cili lehtëson suksesin e punës i cili transmetohet në të gjithë nxënësit.
Mësimdhënia dhe edukimi do të jenë në koherencë me synimet e objektivat për arsimin parauniversitar.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT...