Shkolla 9-vjeçare jopublike “Ismail Qemali” është e përkushtuar për të siguruar një nivel të lartë mësimdhënie dhe një mjedis edukues në shkollë, për të edukuar qytetarë të së ardhmes.


Besojmë që nxënësit:

  • Kanë gjithmonë stile të ndryshme të nxëni dhe natyrisht dhe nevoja të ndryshme për të mësuar
  • Kanë nevojë të edukohen jo vetëm gjatë shkollës por jashtë saj edhe pas mbarimit të shkollës.
  • Të gjithë duhet të rriten dhe të zhvillohen me një personalitet të plotësuar.

Besojmë që të nxënit:

  • Është një proces që vazhdon gjatë gjithë jetës.
  • Është  më rezultativ, kur zhvillohet në një mjedis pozitiv të nxëni.
  • Duhet të jetë motivues, i larmishëm dhe që merr parasysh nevojat individuale të nxënësve.

Besojmë që mësuesit:

  • Përpiqen të japin një edukim për nxënësit i cili natyrisht bazohet dhe ka një përfundim bazuar në vite studimi dhe cikle shkollore.
  • Duhet të vazhdojnë të nxënë dhe të rriten e të zhvillohen dhe ata profesionalisht nga bashkëveprimi me nxënësit e tyre.
  • Duhet të mbajnë dhe të freskojnë vazhdimisht stilet e tyre të frytshme të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Besojmë që mësimdhënia:

  • Është gjithmonë një sfidë për mësuesit, të cilët kërkojnë cilësi të lartë arritjeje tek nxënësit.
  • Është përherë e mirëplanifikuar, duke siguruar kështu mundësi për një zhvillim të frytshëm të saj.

Besojmë që shkolla:

  • Kujdeset për rritjen dhe zhvillimin e nxënësve.
  • Bazohet dhe e zhvillon veprimtarinë e saj duke bashkëpunuar me komunitetin brenda dhe jashtë shkollës.
  • Siguron materiale dhe mjedise të përshtatshme për të nxënët.
  • Është e interesuar për interesat më të mira të nxënësve të saj.