SHKOLLA E MESME PROFESIONALE "NDRE MJEDA", BUSHAT

DREJTIMET DHE PROFILET QE OFRON SHKOLLA

1- VETERINARI

Bllok katër vite

2- TEKNOLOGJI USHQIMORE

Teknologji e përpunimit të qumështit Teknologji e përpunimit të brumërave Teknologji e prodhimit të pijeve alkoolike Teknologji e përpunimit të mishit dhe peshkut

3- BUJQËSI

Ferma bujqësore e blegtorale Frutikulture

Kopshtari

Prodhim shtazor Prodhim bimor

Oferta

✔ Pranë shkollës është konvikti që i shërben VETËM shkollës.

✓ Akomodimi, ushqimi si dhe shërbimet nga ana e konviktit janë FALAS. 

✔Për nxënësit ofrohet BURSË mujore.

✓ Veprimtari praktike në fabrikë, fermë, baza didaktikore si dhe në biznese.

✓ Aktivitete festive sipas kalendarit festiv shtetëror. 
Pjesëmarrje në konkurse, olimpiada, trajnime dhe panaire.

✔ Rimbursimi i librave në masën 100%
Shkolla profesionale 'Hamdi Bushati' në Shkodër është një shkollë shtetërore dhe mbështetet nga qeveria zvicerane

Ofron degët :

Hoteleri Turizëm

Ekonomi Biznes

Stilim Modë

(Tekstil-Konfeksion)

Gjimnazi "Shejnaze Juka" është themeluar në 1917 dhe si e gjuhëve të huaja më 1982. 
Sot ky gjimnaz emërtohet si gjimnaz me drejtim gjuhësor ku mësohen 4 gjuhë të huaja ,anglisht, italisht , frëngjisht dhe gjermanisht.

Shkolla e mesme teknike pyjore "Kolë Margjini" ofron drejtimin për pyje si edhe përpunim druri . 
Ka kabinete bashkohore që plotësojnë të gjitha kushtet e Bashkimit Evropian me mjetet e duhura didaktike.

Gjithashtu ofrohen praktika profesionale , bursa studimi si edhe akomodim. 
Mundësi punësimi brenda dhe jashtë vendit si edhe diplomë që njihet edhe nga BE.

Shkolla Teknike Industriale "Arben Broci"  është hapur në Shkodër më 23 nëntor 1929, nga qeveria italiane (komuna e Torinos) dhe për arsye të luftës është mbyllur më ‘1943, për tu rihapur me 1 shtator 1968, ku është edhe sot.
Gjate periudhës së saj 80 – vjeçare, ka patur shumë specialitete, por sot në shkollë funksionojnë këto drejtime:

Mekanikë (me 3 nivele 2+1+1)

Shërbime Mjetesh transporti (me 3 nivele 2+1+1)

Elektroteknikë (me 3 nivele 2+1+1)

Nga viti 2002, shkolla është klasifikuar shkollë me status Kombëtar.

Qe nga vitit 1995 deri në 2001 shkolla është ndihmuar nga qeveria gjermane (përmes GTZ) dhe nga qeveria italiane. Ndihma ka konsistuar si asistencë teknike dhe në bazë materiale didaktike.
Me ndihmën e specialisteve gjermanë janë hartuar prog…
Gjimnazi "Kolë Idromeno" është një shkollë ku numri i të regjistruarve është gjithnjë e në rritje .

Shkolla ka marrë emrin nga Kolë Idromeno, një piktor shqiptar i njohur. 

Ky gjimnaz ka një staf mësuesish të kualifikuar dhe ofron mësimdhënie bashkohore.

Shkolla i përgatit nxënësit me njohuritë e duhura  për të ndjekur universitetin që preferojnë.

Gjithashtu , ofrohet edhe programi me kohë të pjesshme për ata që nuk mund të ndjekin sistemin me kohë të plotë.


Gjimnazi “Oso Kuka” u hap në shtator të vitit 1983. Në vitin e parë, shkolla kishte vetëm gjashtë klasa.

Ky gjimnaz vazhdon t’i sigurojë nxënësve një zhvillim dinjitoz të programit mësimor i cili shërben per përgatitjen e mijëra nxënësve per studime në universitet. 

Këtë e tregon rritja e numrit të nxënësve ndër vite dhe kërkesa e lartë për të qenë pjesë e kësaj shkolle.

E nisi rrugëtimin e saj si një shkollë e vogël, me 6 klasa, por, sot gjimnazi “Oso Kuka” numëron 19 klasa ku mësojnë 650 nxënës, me rezultate shumë të mira, sidomos në maturën shtetërore. 

Gjimnazi “Oso Kuka” është renditur brenda 4 viteve 2 herë në vendin e shtatë për rezultate të larta në maturën shtetërore.

Në 2016 në gjimnazin “Oso Kuka” u vendos edhe si shkollë bilingue franceze.

Gjimnazi "28 nëntori " në qytetin e Shkodrës ofron kushtet e përshtatshme për mësimdhënie efikase. Ka 24 klasa dhe laboratorë dhe një  staf mjaft të përgatitur.
Shkolla e mesme "Jordan Misja" në Shkodër është themeluar në vitin 1957, dhe si e tillë është një nga institucionet më të vjetra publike të arsimit të mesëm jo vetëm në qytetin e Shkodrës por edhe më gjerë. 
Një gjimnaz i sukseshëm dhe me staf të përkushtuar.